Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në një shtëpi pleqsh në Itali nga helmimi me monoksid të karbonit, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare dhe mediat lokale.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e pleqve Villa dei Diamanti afër Romës, kanë bërë të ditur zjarrfikësit italianë përmes Twitterit, shkruan Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Disa banorë kanë vdekur ndërkaq disa të tjerë janë hospitalizuar”, kanë shkruar zjarrfikësit në Twitter.
Shtatë persona, përfshirë dy punonjës shëndetësorë janë duke u trajtuar në spital për simptomat që u janë shfaqur pas emetimit të monoksidit të karbonit.
Ministri i Brendshëm italian Carlo Sibilia ka shkruar në Facebook se “kjo është një tragjedi”.