Gjashtë persona kanë vdekur dhe 81 të tjerë janë dërguar në spital pasi një zjarr ka shpërthyer në njërën dhomë të një shtëpie e të moshuarve në Milano.
Alarmi u ngrit në orët e para të së premtes në shtëpinë “Casa dei Coniugi”.
Zjarri shpejt u fik, por zjarrfikësve iu deshtë t’i nxirrnin jashtë personat një e nga një për krahu.
Dëshmitë treguan se zjarri nisi nga njëra dhomë ku po jetonin dy gra, raportoi BBC.
Ato vdiqën nga zjarri kurse katër të tjerët nga tymi.
Të gjithë ata që u dërguan në spital ishim me probleme frymëmarrjeje për shkak të tymit dhe 14 janë në gjendje serioze.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali
-
Të paktën nëntë të vdekur pas zjarrit në shtëpinë e pleqve në Tuzla
-
Tre pacientë të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një spital në Hamburg
-
Tetë të vdekur nga zjarri në një shtëpi të pleqve në Serbi
-
6 të vdekur e 60 të lënduar nga zjarri në një qendër për kujdesin e të moshuarve në Jordani