Katër fëmijë kanë vdekur dhe prindërit e tyre janë lënduar nga zjarri në apartamentin e tyre në Novi-Pazar të Serbisë, raporton Tanjug.
Zjarri ka nisur në orën shtatë të mëngjesit. Autoritetet kanë thënë se zjarrfikësit kanë arritur brenda pak minutave pas thirrjes telefonike për ndihmë.
Zjarrfikësit kanë gjetur fëmijët e vdekur në njërën prej dhomave. Ata kanë vdekur nga helmimi me monoksid të karbonit. Shkaqet e zjarrit deri më tani nuk dihen.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vdekur, përfshirë katër fëmijë, si pasojë e një zjarri në Novi Sad
-
Njëvjeçari humb jetën në Prizren pasi shtëpia u përfshi nga zjarri
-
Të paktën nëntë të vdekur pas zjarrit në shtëpinë e pleqve në Tuzla
-
Tre fëmijë vdiqën nga zjarri që kaploi shtëpinë në Kroaci
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë