Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti rus takon liderët azerë dhe armenë për Nagorno-Karabahun

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se të hënën gjendja në Nagorno-Karabah vazhdon të jetë e qetë.

Putini është takuar në Kremlin me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, dhe presidentin azer, Ilham Alijev, me të cilët ka diskutuar rreth situatës në rajonin azer, që pësoi nga konflikti ushtarak i muajve më parë ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë luftimeve që kanë shpërthyer herë pas here që prej vitit 1994, kanë mbetur të vrarë rreth pesë mijë ushtarë dhe më shumë se 100 mijë persona janë zhvendosur.

Rusia ka dërguar trupa paqeruajtëse në nëntor, por herë pas here është raportuar për shkëmbim zjarresh.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Moska, shumë krahina me popullsi etnike armene në Nagorno-Karabah, e që armenët i referohen si Arstak, iu dorëzuan Azerbajxhanit në nëntor e dhjetor.