Ambasada e Kinës në Australi ka vlerësuar se politikanët vendas e lexuan gabimisht një postim në të cilin shihej një ushtar australian, duke e prerë në fyt një djalosh afgan.
Pekini vlerëson se Kambera po mundohet të ngjallë nacionalizmin me reagimin kundër zyrtarit kinez që kishte përdorur fotografinë e montuar. Australia i ka kërkuar Kinës që të kërkojë falje. Imazhi i postuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ishte marrë nga gazeta “Global Times” e Kinës, e njohur për pikëpamjet nacionaliste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte imazh me elemente të intervenimit të një artisti kinez. Një raport i Australisë ka treguar javë më parë se ushtarët australianë kishin vrarë 39 të burgosur dhe civilë afganë me urdhër të eprorëve të tyre, që të mësoheshin me derdhjen e gjakut në luftë, transmeton KOHA.
Përplasja për vrasjet në Afganistan ka shtyrë Australinë që ta ftojë ambasadorin kinez për t’iu ankuar për qasjen e zyrtarit të diplomacisë së Kinës. Veprimi i Kinës është konsideruar si “absolutisht i papranueshëm”.
Australia nuk e ka përjashtuar mundësinë e gjykimit të përgjegjësve të vrasjeve në Afganistan.