Ambasada e Kinës në Australi ka vlerësuar se politikanët vendas e lexuan gabimisht një postim në të cilin shihej një ushtar australian, duke e prerë në fyt një djalosh afgan.
Pekini vlerëson se Kambera po mundohet të ngjallë nacionalizmin me reagimin kundër zyrtarit kinez që kishte përdorur fotografinë e montuar. Australia i ka kërkuar Kinës që të kërkojë falje. Imazhi i postuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ishte marrë nga gazeta “Global Times” e Kinës, e njohur për pikëpamjet nacionaliste.
Ishte imazh me elemente të intervenimit të një artisti kinez. Një raport i Australisë ka treguar javë më parë se ushtarët australianë kishin vrarë 39 të burgosur dhe civilë afganë me urdhër të eprorëve të tyre, që të mësoheshin me derdhjen e gjakut në luftë, transmeton KOHA.
Përplasja për vrasjet në Afganistan ka shtyrë Australinë që ta ftojë ambasadorin kinez për t’iu ankuar për qasjen e zyrtarit të diplomacisë së Kinës. Veprimi i Kinës është konsideruar si “absolutisht i papranueshëm”.
Australia nuk e ka përjashtuar mundësinë e gjykimit të përgjegjësve të vrasjeve në Afganistan.
-
Kina i bën thirrje Australisë t’u kërkojë falje afganëve
-
Turp e shfajësim në Australi për vrasjen e afganëve të pafajshëm
-
Thirrje për dialog pas përshkallëzimit të tensioneve mes Afganistanit dhe Pakistanit
-
Personi që shpërndau sekrete ushtarake të Australisë dënohet me 68 muaj burgim
-
Tensione në mes të Kinës dhe Australisë pas incidentit ajror ushtarak