Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një slloven e fshehu për disa vite trupin e pajetë të nënës për të marrë pensionin e saj

Një slloven 67 vjeç është arrestuar nga policia, pasi për vite të tëra fshehu trupin e pajetë të nënës në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj, ka bërë të ditur Policia, përcjell agjencia Beta të hënën.

Ngjarja u zbulua, pasi të afërm të gruas që tash duhej të ishte 97-vjeçare, lajmëruan policinë se nuk po mund ta vizitonin me gjithë insistimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në fund, policia gjeti trupin e pajetë të gruas në një banesë në Lubjanë dhe arrestoi të birin. Mendohet se gruaja ka vdekur para disa vjetëve”, ka thënë policia, përcjellin mediat sllovene.

Deri më tash nuk dihet shkaku i vdekjes e as data. Disa media kanë raportuar se gruaja ka vdekur para gjashtë vjetëve, e disa se është parë për herë të fundit më 2011.

I biri i arrestuar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka gënjyer të afërmit se nëna e tij nuk dëshiron ta shohë askënd me sy. Ndërkohë, ai ka falsifikuar firmën e nënës dhe ka vazhduar të marrë pensionin e saj.