Një person ka vdekur në Australi pasi është sulmuar nga një peshkaqen në një plazh të njohur. Personi u nxor i gjallë nga uji, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga peshkaqeni.
Departamenti i policisë për Australinë Perëndimore ka bërë të ditur se viktima ishte kafshuar rëndë nga peshkaqeni. Lloji i peshkaqenit ende nuk dihet. 55-vjeçari është viktima e tetë e peshkaqenëve në Australi për vitin 2020. Ky është numri më i lartë që prej vitit 1929, kur vdiqën nëntë persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti i fundit ndodhi më 9 tetor kur një sërfist u mor nga peshkaqeni. Vendosja e rrjetave të hekurta në vitin 1930 nëpër plazhet e njohura australiane ka ulur numrin e sulmeve nga peshkaqenët. Plazhi Cable, i gjatë 22 kilometra, është mbyllur pas incidentit.