Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare jashtë portit të Pireut mëngjesin e së martës.
Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen ”Kallisto”, e cila ka pësuar dëme serioze materiale, ndërsa është anuar dhe një pjesë e saj është e zhytur në ujë. Ka raportime se anija ushtarake është ndarë në gjysmë nga përplasja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bordin e anijes ishin 27 persona. Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës. 25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës, transmeton Shqip.
Mediat greke raportojnë se operacioni për nxjerrjen e “Kallisto” nisi pak më parë. Sipas informacionit të deritanishëm, “Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me kontejnerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje. Hetimet janë duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit.