Dy anije mallrash janë përplasur në Detin e Veriut në brigjet gjermane të martën duke rezultuar me disa persona të zhdukur, kanë të ditur autoritetet gjermane.
Anijet, Polesie dhe Verity, u përplasën herët në mëngjes rreth 22 kilometra në jugperëndim të ishullit Helgoland, ka njoftuar Komanda Qendrore e Gjermanisë për Emergjencat Detare.
Një nga anijet, Verity me flamur britanik, raportohet se është fundosur. Komanda e emergjencës ka lajmëruar se një person u shpëtua nga uji dhe i është dhënë trajtim mjekësor derisa shpëtimtarët po kërkonin për disa persona të tjerë të zhdukur. Komanda ka bërë të ditur se anija ishte nisur nga Bremeni i Gjermanisë, në portin anglez të Imminghamit. Anija tjetër, Polesie me flamurin e Bahamas, mbeti në det me 22 persona në bord./ AP
-
Përfundon kërkimi për 4 marinarët e zhdukur pas përplasjes së dy anijeve në Detin e Veriut
-
Më shumë se 30 persona nxirren në breg pas përplasjes së dy anijeve në Detin e Veriut
-
Përplasen një cisternë nafte me një anije mallrash në Detin e Veriut
-
Anija me 3,000 vetura në të kaplohet nga zjarri, një i vdekur
-
Afro 20 persona rezultojnë ende të zhdukur nga përmbytja e tragetit pranë Qipros