Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija me 3,000 vetura në të kaplohet nga zjarri, një i vdekur

Një zjarr në një anije mallrash që transportonte afër 3,000 vetura në brigjet e ishullit holandez Ameland ka lënë të vdekur një marinar dhe 22 të lënduar të tjerë.

Një operacion shpëtimi po vazhdon në zonën e Detit të Veriut.

22 pjesëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital me probleme frymëmarrjeje, djegie dhe lëndime të tjera, raportoi BBC.

Një roje bregdetare ka thënë se zjarri ka mundësi të jetë shkaktuar nga njëra prej 25 veturave elektrike që ishin në bord.

Ai ka shtuar se zjarri ka gjasa të vazhdojë për ditë të tëra. Anëve të anijes është derdhur ujë për ta ftohur, por anijet e shpëtimit nuk kanë hedhur shumë ujë nga frika për fundosje.

Edhe Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë Botë Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë

Anija transportuese ishte nisur nga porti Bremerhaven.

Stafi brenda anijes ishin munduar fillimisht ta shuanin vetë zjarrin, por u detyruan të largohen pasi zjarri mori përmasa të mëdha.