India ka regjistruar 92,605 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe pritet që me shifrat në rritje, të kalojë SHBA-në, si vendi më i goditur javët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë të dielën ka njoftuar edhe për 1,133 të vdekur duke e dërguar totalin në 86,752, raporton AP.
Rastet e fundit pozitive e kanë rritur numrin në 5.4 milionë, transmeton KOHA. Por, po ashtu India e ka numrin më të lartë të të shëruarve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
60 për qind e rasteve aktive me COVID-19 janë të koncentruara në pesë vende të Indisë: Maharashtra, Karnataka, Andhra Pradesh, Tamil Nadu dhe Uttar Pradesh.
Bota deri tash ka shënuar mbi 30,782,000 raste positive, me afër 960,000 të vdekur.
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India shënon për të katërtën ditë radhazi rekord vdekjesh e rastesh të reja me COVID-19