Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India shënon për të katërtën ditë radhazi rekord vdekjesh e rastesh të reja me COVID-19

India ka raportuar për 349,691 raste të reja me COVID-19 të shtunën, duke u bërë kështu dita e katërt me radhë që po thyhet rekordi i rasteve të reja.

Ky vend po ashtu ka shënuar rekord vdekjesh për katër ditë me radhë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve zyrtare, vetëm gjatë ditës së shtunë janë shënuar 2,767 raste të vdekjes.

India e cila ka 1,3 miliardë banorë ka shënuar më shumë se 1 milion raste prekjes me koronavirus në tri ditët e fundit, duke quar në total në 16,9 milionë numrin e rasteve pozitive.

Ndërkaq, numri i të vdekurve që kur ka nisur pandemia, në këtë shtet ka arritur në 192,311.