Policia e Serbisë ka arrestuar disa anëtarë të një grupi kriminal me dyshimin se nga janari i këtij viti kanë falsifikuar dokumente, kurse nga fillimi i pandemisë, edhe kanë shitur teste për COVID-19 për turistët, pa pasur nevojë të testohen.
Sipas mediave serbe, janë arrestuar gjashtë persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi kriminal dyshohet se turistëve u ka shitur teste negative, PCR dhe serelogjike, në mënyrë që të mund të udhëtojnë lirshëm. Çmimet e testeve negative – false, janë shitur prej 30 deri në 100 euro.
“Dyshohet se kanë shitur disa dhjetëra teste të rrejshme PCR, me të cilat konstatohej se turistët nuk ishin të prekur me COVID-19. Mes blerësve kishte edhe të tillë që dëshironin të shkonin në Kroaci për pushime, por u duhej një test negativ”, ka thënë një burim për kurir.rs.