Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasi serb tenton të hyjë në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar një shtetas të Serbisë në vijën e dytë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Shtetasi serb A.D., i lindur më 2001, ka prezantuar tek autoritetet policore një dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ai pranon se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’. Dokumenti konfiskohet nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari kthehet për në Serbi.

Image
Testi i falsifikuar per COVID-19