Tre persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar “Bërnjak”, pasi në hyrje kanë prezantuar dokumentin për testin për COVID-19 PCR, ku gjatë verifikimit ka rezultuar se dokumenti për test ishte falsifikuar.
Sipas policisë, dy rastet e para kanë ndodhur paradite, ndërsa rasti tjetër pasdite. Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pohuar se dokumentin për test PCR e kishin falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rasteve dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në kufi, falsifikuan testet për COVID-19 pa u testuar fare
-
Policia ndalon në kufi dy persona me teste false që i morën në një kafene në Novi Pazar
-
Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Bërnjak, prezantuan vërtetime false të testeve për koronavirus
-
Shtetasi serb tenton të hyjë në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19
-
Tre persona u arrestuan për lëshim të testeve të rrejshme COVID