Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bartni maska, rekomandon OBSH-ja me përditësim të udhëzimeve

Foto: Reuters

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përditësuar listën e udhëzimeve të premten, duke rekomanduar që qeveritë të kërkojnë nga qytetarët të bartin maska për fytyrë kur dalin në publik për të ulur rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.

Në listën e re të udhëzimeve, të shtyrë nga dëshmitë prej studimeve në javët e fundit, OBSH-ja ka theksuar se maskat e fytyrës ishin vetëm një nga shumë pajisjet që mund të ulin rrezikun e transmetimit të virusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertja e OSHBS-së për COVID-19, Maria Van Kerkhove, ka thënë gjatë një interviste për “Reuters” se “po i këshillojmë qeveritë të inkurajojnë bartjen e maskës në publik”.

“Dhe ne po specifikojmë maska prej pëlhure, jo mjekësore”, ka thënë ajo. “Kemi gjetje të reja. Kemi dëshmi që nëse mbahen si duhet, mund të jenë pengesë... për spërklat potencialisht infektive”.

Përderisa shumë shtete në botë kanë rekomanduar që të mbajnë maskat në fytyrë kur dalin në publik, OBSH-ja kishte thënë në të kaluarën se s’ka dëshmi të mjaftueshme që të vendoset pro apo kundër përdorimit të maskës nga njerëzit.

Deri tash në gjithë botën janë infektuar 6.7 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur 393 mijë.