Dy foshnja të porsalindura dhe dymbëdhjetë nëna në maternitet janë vrarë në Kabul të Afganistanit nga shpërthimi i një bombe, që e shkaktuan disa militantë të armatosur.
Të paktën edhe 15 civilë të tjerë mbetën të vrarë, pranë spitalit i cili ndodhet në një lagje të banuar me shiitë, e udhëhiqet nga organizata ndërkombëtare bamirëse “Mjekët pa Kufij”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Brendshme afgane ka thënë se përveç civilëve që janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur. Është bërë e ditur gjithashtu se edhe një nga sulmuesit është vrarë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, transmeton KOHA.
Në këtë zonë janë aktivë talibanët dhe militantët e grupit të Shtetit Islamik. Në këtë spital punojnë kryesisht mjekë të huaj.
Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, e dënoi sulmin dhe kërkoi nga autoritetet afgane bashkëpunim për të nxjerrë para drejtësisë autorët e krimit.
