Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të prekurve me koronavirus kalon 2.5-milionëshin

Foto: Reuters

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar shifrën prej 2.5 milionë njerëzve, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”. Saktësisht deri tash janë regjistruar 2,501,156 raste me Covid-19.

SHBA-ja mbetet vendi më i prekur me gati 800 mijë raste të infeksioneve, e ndjekur nga Spanja me 204 mijë e Italia me 181 mijë. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vijnë pas tyre. Deri tash në botë kanë vdekur më shumë se 171 mijë persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 2 prill ishte arritur shifra e një milion të prekurve, që tregon se për 19 ditë janë shtuar edhe 1.5 milionë raste të tjera të konfirmuara me Covid-19.