Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zoran Lonçar, ka njoftuar se në këtë vend është regjistruar viktima e dytë si pasojë e koronavirusit, njofton B92.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një grua 92-vjeçare, e cila kishte edhe probleme tjera shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për disa ditë ishte në respirator, kishte komplikime për shkak të koronavirusit, por kishte edhe probleme tjera përcjellëse”, ka thënë Lonçar për mediat e Serbisë.
Aktualisht në Serbi janë 188 të infektuar. 91 janë të shtrirë në Infektivë, e 14 prej tyre në respiratorë.
Deri më tash, dy persona kanë humbur jetën në Serbi si pasojë e pandemisë Covid-19.