24-orëshi i fundit ishte më i rëndi në Serbi qëkur ka nisur pandemia me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në këtë vend kanë njoftuar për 37 të vdekur e 6.842 raste të reja pozitive me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 21.476 mostrave, bëjnë të ditur mediat serbe të martën.
Të hospitalizuar janë 739 pacientë me COVID-19, kurse në respiratorë 225.
Deri më tash, në Serbi kanë vdekur 1.274 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë janë prekur me të 133.029 persona.