Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia regjistron 65 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

Serbia njoftoi të dielën (31 tetor) se ka regjistruar edhe 65 të vdekur nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga mesi i muajit mars 2020 ka arritur në 9.955.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16.048 testime për koronavirusin e ri dhe nga kjo shifër, pozitivë kanë dalë 4.929 persona.

Situata me pandeminë në Serbi është përkeqësuar gjatë periudhës së fundit.

Edhe në spitale ka shumë pacientë që po trajtohen. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të dielën se janë 6.764 pacientë të shtrirë në spitale, prej të cilëve 282 janë vendosur në respiratorë.

Edhe Pesë të vdekur nga koronavirusi në Serbi të shtunën Botë Pesë të vdekur nga koronavirusi në Serbi të shtunën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se numri i përgjithshëm i banorëve të rritur të vaksinuar kundër koronavirusit më 31 tetor ka kaluar shifrën prej tre milionë.

Serbia ka rreth 7 milionë banorë.