Botë

Në Serbi shënohet vdekja e dytë si pasojë e koronavirusit

Foto: Retuers

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zoran Lonçar, ka njoftuar se në këtë vend është regjistruar viktima e dytë si pasojë e koronavirusit, njofton B92.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një grua 92-vjeçare, e cila kishte edhe probleme tjera shëndetësore.

“Për disa ditë ishte në respirator, kishte komplikime për shkak të koronavirusit, por kishte edhe probleme tjera përcjellëse”, ka thënë Lonçar për mediat e Serbisë.

Aktualisht në Serbi janë 188 të infektuar. 91 janë të shtrirë në Infektivë, e 14 prej tyre në respiratorë.

Deri më tash, dy persona kanë humbur jetën në Serbi si pasojë e pandemisë Covid-19.