Kryeqyteti i Indisë, Delhi, është përfshirë në trazira për të tretën ditë radhazi. Shtëpitë dhe dyqanet e qytetarëve myslimanë janë vënë në shënjestër të sulmeve nga grupe të ndryshme kriminale.
Si rrjedhojë, 21 persona kanë mbetur të vdekur në valën më të ashpër të dhunës që ka përjetuar kryeqyteti indian ndër dekada, raporton KTV.
Përplasjet midis myslimanëve dhe hindusëve në Indi nisën të dielën gjatë protestave për dhe kundër ligjit për shtetësi. Me këtë ligj, refugjatëve myslimanë nga shtetet përreth Indisë u është pamundësuar marrja e shtetësisë.
Që prej fundjavës së kaluar, qytetarët po ballafaqohen me sulm në baza fetare. Disa grupe gangsterësh, gjatë ditëve të fundit kanë rrahur burra të paarmatosur, përfshirë gazetarët.
Gjykata e Lartë në Delhi që është duke i trajtuar këto raste të dhunës ka njoftuar se nuk mund të lejojë një tjetër rast si ai i vitit 1984, kur më shumë se 3 mijë besimtarë sekë ishin vrarë në protestat kundër tyre.
Kryeministri Narendra Modi ka bërë thirrje për paqe, ndërsa opozita ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, duke e mbajtur atë përgjegjës për dhunën fetare.