Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Indi vazhdojnë protestat kundër ligjit për shtetësi

Më shumë se 1.000 studentë, piktorë dhe shkrimtarë protestuan në New Delhi dhe shtetin e Assam në Indi, kundër një ligji të ri, që lejon shtetësinë për refugjatë jomyslimanë nga disa vende fqinje.

Protestat në Indi filluan në fillim të muajit dhjetor, menjëherë pasi një shumicë nacionaliste qeverisëse miratoi ligjin e shtetësisë në parlament, që nuk vlente për komunitetin mysliman.

LEXO EDHE: Pavarësisht kritikave se është antimysliman, India miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kritikët thonë se qeveria e kryeministrit Narendra Modi po përpiqet ta bëjë Indinë në një shtet hindu, duke goditur demokracinë laike.

Shkrimtari dhe aktivisti Arundati Roy iu bashkua protestës në New Delhi dhe u bëri thirrje qytetarëve të rrinë së bashku dhe ta mbajnë njëri-tjetrin të sigurt nga shtypja e forcave të sigurisë, transmeton rel.

Që nga fillimi i protestave masive, 23 njerëz janë vrarë në të gjithë vendin. Shtetet më të goditura nga protestat janë Uttar Pradesh, Karnataka dhe Assam.

Edhe Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi Botë 1 muaj më parë Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi

Kryeministri Modi e mbron ligjin dhe e përshkruan atë si një veprim humanitar për refugjatët.

Ligji i ri lejon shtetësinë indiane për jomyslimanët, të cilët dëshmojnë se ata kanë qenë viktima të përndjekjes fetare në Bangladesh, Pakistan ose Afganistan, vende këto me shumicë myslimane.