Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ligji i ri i Indisë për shtetësi përjashton myslimanët

India ka miratuar një ligj për shtetësinë që përjashton myslimanët, një komunitet shqetësimet e të cilit janë rritur nën qeverinë nacionaliste hindu të kryeministrit Narendra Modi.

Ligji vendos një test fetar për migrantët nga çdo besim i madh i Azisë Jugore, përveç islamit. Kritikët argumentojnë se ligji është një provë e mëtejshme se qeveria e Modit po përpiqet të riformësojë vendin në një shtet hindu dhe të margjinalizojë myslimanët.

Ligji i Shtetësisë ofron një rrugë të shpejtë drejt marrjes së shtetësisë për qytetarët e besimeve përveç myslimanëve. Është hera e parë që India si shtet laik ka vënë kritere fetare për nënshtetësi, raportoi AP.

Ligji ka qenë një prej premtimeve kryesore të Modit para zgjedhjeve. Qeveria e tij ka mohuar se ai është diskriminues. Ligji u aprovua nga Parlamenti në vitin 2019, por Qeveria e bllokoi pas protestave ku pati dhjetëra të vrarë.