Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën pesë të vrarë në përleshjet mes hindusëve dhe myslimanëve në Nju Delhi

Të paktën pesë persona, përfshirë dy policë, kanë mbetur të vrarë, në përleshjet mes hindusëve dhe myslimanëve, që shpërthyen të hënën rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Nju Delhi, kanë thënë zyrtarët e policisë për Reuters.

Dhuna shpërtheu pasi një procesion fetar hindus, kaloi nëpër rajonin Nuh, të dominuar nga myslimanët, në shtetin Haryana, shpjeguan zyrtarët. Në mbrëmje, dhuna përshkallëzoi në Gurugram-in fqinj, ku një xhami u dogj, ndërsa mbeti i vrarë kleriku mysliman e një person tjetër u plagos.

Zyrtarët e qeverisë lokale nga Nuh-u dhe Gurugram-i u takuan me përfaqësues të komuniteteve hinduse dhe myslimane, të martën, për të apeluar për qetësi.