Parlamenti Britanik ka ratifikuar kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.
Kjo, në fakt, ishte edhe pengesa e fundit për daljen e planifikuar të vendit nga BE-ja më 31 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekt-ligji i miratuar më 22 janar do të bëhet ligj, kur të marrë pëlqimin nga Mbretëresha Elizabeth.
"Ndonjëherë dukej se nuk do ta kalonim kurrë vijën e mbarimit për procesin e Brexitit, por ne e bëmë atë", tha kryeministri, Boris Johnson, përmes një deklaratë, duke shtuar se me 31 janar do të lëmë BE-në dhe do të shkojmë përpara si një Mbretëri e Bashkuar, transmeton rel.
Projektligji vjen pas disa viteve të një debati me shumë mospajtime dhe manovrime politike.
Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.
Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.
Kryeministri Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.