Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti libanez i kërkon ushtrisë të vendosë qetësinë në Bejrut

Foto: Reuters

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe forcave të sigurisë që të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutit, ku forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit mbrëmjen e së shtunës.

Aoun u bëri thirrje atyre “të garantojnë sigurinë për protestuesit paqësore e të pronave publike e private si dhe të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutin”, thuhej në një njoftim të zyrës së presidentit, raporton VOA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një kamp me tenda i krijuar nga protestuesit në qendër të Bejrutit u përfshi nga zjarri të shtunën në mbrëmje, ndërsa forcat e sigurisë u përplasën me protestuesit pranë parlamentit. Nuk dihet ende se çfarë mund jetë bërë shkak për zjarrin.

Forcat e Sigurisë (ISF) i mohuan disa njoftime në media se ishin punonjës të tyre që i kishin vënë zjarrin kampit. Aktivistët e kanë ngritur kampin gjatë muajve të fundit si pjesë e protesta kundër një klase politike që ka zhytur vendin në një prej krizave më të rëndë ekonomike ndër dekada.