Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell gjatë javës së ardhshme në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditët në vijim, ku pritet të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me diell.

Sipas njoftimit, temperaturat gjatë ditëve të para të javës do të jenë të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 26 gradë Celsius.

Të hënën, më 5 tetor, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Të martën, më 6 tetor, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.

Të mërkurën, më 7 tetor, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Të enjten, më 8 tetor, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Ndërkaq, të premten, më 9 tetor, moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke krijuar kushte për reshje.

Temperaturat minimale të premten do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–8 m/s.

Në përgjithësi, sipas parashikimit, java do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskëta.