Dy muaj pasi u fundos si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, Venecia, të dielën, përjetoi një zbaticë që shteroi të gjitha kanalet e famshme të këtij qyteti.
Varkat tradicionale që shërbejnë për transport nëpër qytet, kanë qëndruar në vend shkaku i zbaticës që shteroi kanalet për 52 centimetra, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë nëntorit të vitit 2019, një baticë rriti nivelin e ujit për 2 metra, e që ishte niveli më i lartë në 50 vjetët e fundit.
Kjo fundosje vlerësohet se shkaktoi dëme 1 miliard euro dhe, sipas autoriteteve, këto dëme janë të pariparueshme, sidomos në objektet historike siç është Bazilika e Shën Markut.