Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Venecie hyn në periudhën më të rrezikshme të motit ekstrem

Në nëntor të 2019-s, një stuhi e kishte përmbytur Venecian me gati dy metra ujë dhe erëra aq të forta sa grisën pllakat e plumbit nga Bazilika e Shën Markut.

Po konsiderohet si paralajmërim për ndryshim klimatik.

Këtë vit, Bazilika e Shën Markut është mbuluar nga uji pesë herë gjatë muajit të qetë të gushtit, shenjë kjo se po rritet ndikimi i sistemit të motit.

Topografia unike e Venecies, e ndërtuar në grumbuj trungjesh mes kanalesh, e ka bërë të ndjeshme posaçërisht ndaj ndryshimit klimatik.

Rritja e nivelit të detit rrit shpeshtësinë e baticave të larta që përmbytin qytetin lagunor 1600-vjeçar, që gjithashtu është në rrezik të vazhdueshëm për fundosje.

Edhe Barrikada kundër përmbytjeve në Venecia Botë Barrikada kundër përmbytjeve në Venecia

Në “Caffé Lavena” në Sheshin e Shën Markut, pengesat kundër përmbytjeve janë të vendosura pothuajse tërë kohën.

Kamerierët mbathin çizme gome dhe të shtyjnë ujin nga dyshemetë për të shpëtuar nga kripa gërryese.

Pronari Annapaola Lavena e konsideron turizmin si katalizator zhvillimi për Venecien.

“Ne jetojmë me këtë acqua alta dhe mund ta vëreni jorehatinë. Acqua alta është fenomen që po rritet çdo herë e më shumë. I bllokon të gjitha bizneset. Venecia rron falë zejtarisë dhe turizmit. Nëse nuk ka turizëm, Venecia vdes. Kështu që kemi përgjegjësi të madhe për ta shpëtuar, mirëpo po vuajmë shumë”.

E vendosur në një nga pikat më të ulëta të Venecies, Bazilika e Shën Markut ofron një pozitë unike për ta monitoruar ndikimin e ngritjes së detit në qytetin lagunor.

Prokuratori i Parë i bazilikës ka folur për gjendjen e krijuar.

Edhe Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit Botë Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit

“Kushtet veç po vazhdojnë të përkeqësohen (që nga përmbytjet në nëntor të 2019-s). Prandaj jemi të sigurt se gjatë këtyre muajve, përmbytjet nuk janë fenomen i rastit. Por janë ndodhi të përditshme. Kështu që, brenda Sheshit të Shën Markut dhe përreth tij e kemi situatën e ‘acqua alta’, që mund të ketë qenë rastësore në të kaluarën, por tani është bërë sistematike”.

Tani mbrojtja e Venecias i është besuar sistemit MOSE që ka pengesa të lëvizshme nën ujë, të cilat aktivizohen kurdo që përmbytjet mbi 1.3 metra janë të pashmangshme.