Disa pjesë të Venecias janë mbuluar krejtësisht nga uji pas baticës më të madhe me të cilën është përballur qyteti lagunë në më shumë se gjysmë shekulli. Uji mbërriti nivelin e 1,87 metrave, sipas të dhënave të qendrës së monitorimit të baticave.
Kjo është hera e dytë në historinë e regjistrimeve të nisura në vitin 1923, që regjistrohet një nivel i tillë; rekordin për Venecian e mban batica e vitit 1966, kur uji shkoi në 1,94 metra, çka u përshkrua asokohe si një ` ngjarje biblike“.
Pamjet treguan disa prej zonave të qytetit më të preferuara nga turistët të përmbytura krejtësisht; e gjithë kjo situatë u krijua pasi qyteti u godit nga një stuhi.
Sheshi i Shën Markut, një prej pikave më të ulëta të Venecias, ishte ai më i prekuri. Bazilika atje u përmbyt për të gjashtën herë në 1.200 vjet. Sipas Pierpaolo Campostrini, anëtar i këshillit të Shën Markut, katër prej këtyre përmbytjeve kanë ndodhur brenda 20 viteve të fundit.
{gallery}