I dyshuari për sulmin me thikë ndaj pesë hebrenjve në New York të shtunën, posedonte revista, të cilat përfshinin referenca për hebrenjtë dhe antisemitizmin, njoftuan autoritetet amerikane.
Prokurorët federalë kanë ngritur akuza për krime të urrejtjes ndaj të dyshuarit Grafton Thomas për sulmin, transmeton KTV. Dosja thotë se revistat e tij përfshinin vizatime të Yllit të Davidit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoria e tij e kërkimit në internet përfshinte edhe pyetje të tilla si “pse Hitleri i urrente hebrenjtë”.
E avokati i Grafton Thomasit i ka përmendur problemet e shëndetit mendor dhe tha se nuk ka prova se sulmi u motivua nga antisemitizmi.