Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Estonia i kërkon falje Finlandës për komentin e ministrit

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ka kërkuar falje pasi ministri i Punëve të Brendshme e cilësoi kryeministren e re të Finlandës si “shitëse dyqanesh”.

Presidenti estonez ka thënë se është i turpëruar nga komentet e Mart Helmesit, që i prin partisë së djathtë ekstreme, Ekre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sanna Marin, 34-vjeçare, është bërë kryeministrja më e re në botë. Ajo i prin koalicionit me katër parti, të cilat udhëhiqen nga gratë, transmeton KTV. E ministri i Estonisë kishte deklaruar se në ditët e sotme, edhe një shitëse dyqanesh e protestues rrugësh të paarsimuar mund të bëhen kryeministra e ministra.

Helmes vetë ka pranuar se është rritur në një familje me të ardhura të pakta. Për këtë shkak, para se të shkonte në universitet, ka punuar në një dyqan.

Ajo është e para e familjes së saj që ka përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe universitetin.