Botë

Pas vullkanit në Zelandë, kryeministrja thotë se shumë pyetje duhet të marrin përgjigje

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se ka pyetje që duhet të marrin përgjigje, pas shpërthimit vullkanik në White Island.

Pesë njerëz kanë vdekur dhe tetë janë zhdukur në ishull, megjithëse policia thotë se ata gjithashtu me gjasë janë të vdekur. Rreth 47 njerëz nga e gjithë bota ishin në ishull gjatë shpërthimit, transmeton KTV. “Ne e dimë se do të ketë pyetje më të mëdha në lidhje me këtë ngjarje,” tha Ardern në Parlament.

Tri javë më parë, niveli i kërcënimit në vullkan ishte ngritur.

Që nga shpërthimi, ekspertët po argumentojnë nëse organizatorët e turneve turistike e dinin se kishte mundësi për katastrofë apo nëse u kishin ofruar mjaft siguri turistëve.