Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, ka mohuar të ketë pranuar fonde ruse për fushatën zgjedhore të 12 dhjetorit. Ministri për siguri, Brandon Lewis, ka deklaruar se rusët nuk kanë ndihmuar me fonde për këto zgjedhje britanike.
Në një intervistë për BBC-në, ministri ka thënë se të gjitha të ardhurat e partisë janë të deklaruara në Komisionin Zgjedhor dhe se dhuruesit e parave janë shtetas britanikë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ligjeve britanike, shtetasve të huaj nuk u lejohet të bëjnë donacione në partitë politike të Britanisë.
Gjatë kësaj fushate, probleme ka pasur edhe Partia Laburiste, që ka pranuar se akuzat për t’u përballur me anti-semitizmin e kanë dëmtuar rëndë në këtë fushatë.