Ministrja e Jashtme britanike ka thënë se duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes.
Në një reagim në rrjetin social X, Britania e Madhe tha se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ushtarët e ushtrisë së Ukrainës që po luftojnë me agresionin rus.
“Duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia demonstron se nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, ekonomike dhe ushtarake për ukrainasit që mbrojnë demokracinë e tyre”, thuhet në reagim.
Për zgjedhjet ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Ajo ka thënë të dielën se rezultati i tillë s’do ta befasojë askënd pasi “pseudozgjedhjet në Rusi s’janë as të lira e as të drejta”.
“Sundimi i Putinit është autoritar, ai mbështetet në censurë, represion dhe në dhunë. ‘Zgjedhjet’ në territoret e okupuara të Ukrainës janë të pavlefshme dhe një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar”, thuhet tutje.
-
Burnham: Do ta vazhdojmë ndihmën për Ukrainën pavarësisht kërcënimeve nga Rusia
-
Burnham i përgjigjet Rusisë: Britania do ta mbështesë Ukrainën 100%
-
Rusia paralajmëron Britaninë për furnizimin e Ukrainës me dronë
-
Gjermania fajëson Rusinë pasi dështoi të sigurojë një vend në KS të OKB-së
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë