Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson: Nuk do të ketë tërheqje të sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri Boris Johnson, ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të sanksioneve që Britania e Madhe i ka vendosur ndaj bizneseve dhe individëve rusë, shkruan Sky News.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Johnny Mercer, i ka bërë thirrje Qeverisë të mos heq dorë nga sanksionet që dënojnë agresionin rus.

Duke iu përgjigjur atij, Johnson ka thënë se është pothuajse e pabesueshme që ndonjë nga sanksionet të tërhiqen.

Më herët, zëvendëskryeministri, Dominic Raab ka thënë se sanksionet do të qëndrojnë derisa të hiqet dorë nga pushtimi i Ukrainës.