Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje me shumicë votash, ashtu si çdo vit që prej 1991, një rezolutë jo detyruese që i kërkon SHBA-së të heqë embargon ekonomike dhe financiare kundër Kubës, transmeton atsh raportimet.
Vetëm tre vende kanë votuar kundër rezolutës së miratuar nga 187 kombe, SHBA-ja, Izraeli dhe për herë të parë, Brazili.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy vende kanë abstenuar, Ukraina dhe gjithashtu për herë të parë, Kolumbia, aleate e afërt e Uashingtonit.
Në vitin 2016, Uashingtoni abstenoi për herë të parë që prej një çerek shekulli, pas afrimit historik të ndërmarrë nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama me Havanën.
Embargo ekonomike dhe financiare amerikane ndaj Kubës daton që prej vitit 1959./atsh