Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë - që mbrohen nga forcat e SHBA-së - do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.
"Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t'i shkojnë SDF-së", tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë "aftësinë për të punuar në ndërtimin e forcës së tyre në fushatën për zhdukjen e ISIS-it", shtoi Hoffman, duke përdorur një emër alternativ për grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS), transmeton rel.
"Kështu po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta”, ka thënë ai.
SDF-ja ka qenë një aleat kryesor dhe ka marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk.
Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës në vitin 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në vend dhe jasht tij.
"Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri", tha ai.
Turqia nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria verilindore.
Trump mori kritika për këtë vendim, pasi ai u pa si një "tradhëti" ndaj aleatëve kurdë. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të IS-is.