Një gjykatë në Bangladesh dënoi 16 vetë me vdekje për vrasjen e një vajze, e cila e akuzoi mësimdhënësin e saj për ngacmim seksual.
Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, vdiq në prill në Feni, qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit Daka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: Digjet e gjallë pasi raportoi në polici se u ngacmua seksualisht nga drejtori
Asaj iu bë presion të tërheqë akuzat dhe pasi refuzoi u dogj nga një grup burrash. Mësimdhënësi i akuzuar është në mesin e të dënuarve.
Vrasja e saj tronditi Bangladeshin dhe çoi në një seri protestash që kërkonin drejtësi.
Gjykimi ka qenë ndër më të shpejtët, pasi rastet e tilla zakonisht marrin vite në Bangladesh.
Ngacmimi seksual mendohet të jetë relativisht i zakonshëm në këtë vend.
Një raport nga organizata bamirëse ActionAid, në fillim të këtij viti, zbuloi se 80% e grave që punojnë në industrinë e veshjeve në Bangladesh kanë parë ose kanë përjetuar dhunë seksuale në punë.