Botë

19 të vrarë nga një sulm izraelit në një shtëpi në Gaza

Lufta ne Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 19 persona janë vrarë nga një sulm izraelit në një shtëpi që strehonte njerëz të zhvendosur në Rripin verior të Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët mjekësorë palestinezë të mërkurën.

Spitali Kamal Adwan ka bërë të ditur se mori trupat pas sulmit gjatë natës në qytetin Beit Lahiya, raporton AP.

Të dhënat spitalore tregojnë se një familje me tetë anëtarë ishte në mesin e të vrarëve, duke përfshirë katër fëmijë, prindërit e tyre dhe dy gjyshërit.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ushtria izraelite e cila ka ndërmarrë një ofensivë të përtërirë kundër militantëve të Hamasit në Gazën veriore që nga fillimi i tetorit.

Një tjetër sulm në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore vrau të paktën shtatë persona, sipas Spitalit al-Aëda. Të dhënat tregojnë se ndër të vdekurit ishin dy fëmijë, prindërit e tyre dhe tre të afërm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të rikthehet në Lindjen e Mesme këtë javë në vizitën e tij të 12-të që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas vitin e kaluar, por e para që nga rrëzimi i Assadit në Siri.