Gjermania po planifikon një ligj për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, pasi marrëveshjet vullnetare me shitësit me pakicë për të zvogëluar përdorimin e tyre nuk kanë dhënë rezultate mjaft të mira, tha sot ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze.
"Ministria ime do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike", tha ajo, pa specifikuar një afat kohor për planin, duke shtuar se qëllimi i saj "është të dalë nga shoqëria që hedh plastike dhe të përdorë më pak".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklaratat e ministres Schulze erdhën pas raportimeve të mëhershme të gazetës gjermane ‘Bild am Sonntag’ mbi planet e saj për të luftuar qeset plastike, transmeton kp.
Bashkimi Evropian do të ndalojë disa produkte plastike të disponueshme si pjata, pirunë dhe thika nga viti 2021, por u ka lejuar të tjerëve një kohë kalimtare.