Më shumë se 10 mijë persona kanë protestuar në rrugët e Moskës kundër vendimit që kandidatët e opozitës të përjashtohen nga gara për parlamentin e Moskës.
Komisioni Zgjedhor përjashtoi 30 kandidatë, shumica opozitarë, të cilët synonin të zinin nga një vend në parlamentin me 45 ulëse, transmeton KTV.
Kandidatët janë arsyetuar se kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidim, por janë përjashtuar për shkak se po tentojnë të zbehin pushtetin e zyrtarëve besnikë të presidentit Vladimir Putin.
Protestuesit e prirë nga Alexei Navalny, kritiku më i madh i Kremlinit, po kërkojnë nga autoritetet që të mundësojnë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 8 shtatorit.
Protesta të tilla pati edhe gjatë javës së kaluar dhe policia arrestoi 25 persona me arsyetimin se protesta nuk kishte lejen e autoriteteve.
-
Më shumë se një mijë persona të arrestuar në Moskë
-
Protesta ndaj bllokimit të opozitës për kandidim në Moskë
-
Mbi 400 të arrestuar gjatë protestave masive në Rusi
-
Autoritetet ruse ndërpresin tubimin e opozitës, arrestojnë rreth 200 pjesëmarrës
-
Rusia nuk ka ku t’i mbajë 10 mijë protestuesit e arrestuar