Të paktën 172 persona kanë vdekur në tre përmbytje të ndryshme anijesh në Detin Mesdhe, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
"Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte se ka të paktën tre anije ishin fundosur në Mesdheun Qendror", theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.
Në njërën nga anijet, në bord ndodheshin 130 persona, në të dytën dy ndërsa në anijen e tretë 40 persona për të cilët besohet se ishin zhdukur.
"Kjo në të vërtetë sjell që numri i të vdekurve vetëm në Mesdheun Qendror të jetë 500 persona, që është pothuajse tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha Msehli.
Vdekjet janë bërë të zakonshme në ujërat e Mesdheut dhe zakonisht përfshijnë migrantë nga Etiopia ose Somalia që përpiqen t'i shpëtojnë varfërisë dhe luftës në vendlindje duke gjetur punë në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe.
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe
-
Të paktën 73 emigrantë supozohen të vdekur pas mbytjes së një anije në Libi
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje