SHBA-ja njoftoi sot se i jep kohë Turqisë deri në fund të korrikut për të hequr dorë nga blerja e raketave ruse S-400, që i konsiderojnë si të papërshtatshme me avionin e ri luftarak F-35 që Ankaraja kërkon të blejë gjithashtu.
“Nëse deri më 31 korrik Turqia nuk ka hequr dorë nga sistemi S-400, pilotët turq që po stërviten aktualisht në SHBA me avionët F-35 do të largohen dhe kontratat e nënkontraktimit që i janë dhënë sipërmarrjeve turke për prodhimin e F-35 do të anulohen”, deklaroi për medien zëvendëssekretarja e Mbrojtjes e ngarkuar me këto blerje, Ellen Lord. /Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të heqë dorë nga armatimi rus
-
Erdogani nuk tërhiqet nga S-400, por synon edhe aeroplanët amerikanë
-
Turqia e kritikon SHBA-në pas blerjes së sistemit rus S-400