Turqia e ka kritikuar SHBA-në sa u përket kërcënimeve për heqjen e saj nga programi F-35, për shkak të blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.
“Gjuha e kërcënimeve dhe sanksioneve nuk do ta bindë kurrë Turqinë të mos ndërmarrë hapa me vendosmëri për të garantuar sigurinë e saj kombëtare”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme në një deklaratë.
Paraprakisht, Akti i Autorizimit Kombëtar i Mbrojtjes për vitin fiskal 2020, një buxhet i përbashkët i përgatitur nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, propozoi ndarjen e një fondi prej 440 milionë dollarësh për Pentagonin për të blerë avionët F-35 të porositur nga Turqia, transmeton KTV. Por, Kongresi amerikan ka hyrë në mes, duke kërcënuar me tërheqje nga marrëveshja.
“Kongresi vazhdon të miratojë qëndrim armiqësor irracional duke bllokuar në mënyrë të padrejtë pjesëmarrjen tonë në programin F-35, pavarësisht se Turqia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj”, thuhet tutje në reagim.
-
Erdogani nuk tërhiqet nga S-400, por synon edhe aeroplanët amerikanë
-
Turqia do t’i kërkojë kompensim SHBA-së për largimin nga programi i avionëve
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
Erdogan: Marrëdhënia SHBA-Turqi e pashëndetshme