Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Adern, ka thënë se brenda disa ditëve do ta njoftojë më hollësisht opinionin për reformat ndaj armëve, pas një sulmi terrorist në dy xhami e që la 50 të vdekur.
Adern tha se kabineti i saj i kishte mbështetur në parim ndryshimet e Ligjit për Armët.
Australiani Brenton Tarrant 28 vjeçar, një supremacist i bardhë i vetë-përshkruar, u akuzua për vrasje, pas sulmit që bëri në dy xhami e që la 50 të vdekur, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Policia thotë se vrasësi ka përdorur armë të modifikuara ushtarake për ti bërë sulmet më vdekjeprurëse, armë të cilat janë të lejuara me ligj.
Ngjarjet e së premtes kanë shkaktuar thirrje për reforma, pasi që edhe vetë Ardern tha se “ligjet tona të armëve do të ndryshojnë”.