Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15 të vdekur dhe 42 të plagosur në sulmin në Afganistan

Të paktën 15 vetë kanë humbur jetën dhe 42 të tjerë janë plagosur në një sulm të koordinuar kundër ndërtesave qeveritare në jug të qytetit afgan Jalalabad.

Zyrtarët lokalë thanë se forcat e sigurisë afgane kanë luftuar për disa orë të tëra kundër grupit të sulmuesve.

Vetura me bombë ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës për menaxhim financiar para se një grup i armatosur prej gjashtë personash nisën të shtien dhe të hedhin granata dore në drejtim të saj, thanë zyrtarët.

Forcat e sigurisë kanë vrarë gjashtë sulmues dhe kanë shpëtuar rreth 50 punonjës që ishin në ndërtesë në kohë e sulmit, transmeton ksp.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë lidhur me sulmin.

Edhe Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan Botë Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan

Forcat e sigurisë së Afganistanit po luftojnë kundër talibanëve dhe ISIS-it qëkur SHBA dhe NATO në vitin 2014 përfunduan misionin e tyre luftarak në këtë vend, duke lënë vetëm misionin për luftë kundër terrorizmit.

Talibanët që nga ajo kohë kanë marrë rajone të tëra përgjatë vendit dhe muajve të kaluar sikurse ISIS-i, kryen sulme në Kabul, në të cilat humbën jetën shumë njerëz.